Mungesa e minutave në fushë për Gavin këtë sezon e ka vënë atë në qendër të vëmendjes dhe mund të jetë protagonisti kryesor i merkatos së janarit. Napoli është klubi më i interesuar për mesfushorin spanjoll.

Mundo Deportivo zbulon se kanë nisur kontaktet paraprake mes Napolit dhe Barcelonës për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së janarit. Sipas Calciomercato, Barcelona është e gatshme ta lejojë largimin e Gavi-t për 40 milionë euro.

Dikur i paprekshëm, Gavi ka rënë në hierarkinë e skuadrës. Ardhja e Rodri-t gjatë verës e ka shtuar konkurrencën për një vend në mesfushë, ku bëjnë pjesë tashmë edhe Pedri, Bernal, De Jong, Fermin dhe Dani Olmo.

Gavi ka luajtur vetëm 146 minuta në katër ndeshje të La Ligës dhe 45 minuta në Champions League, duke u aktivizuar nga stoli në tre prej këtyre takimeve.

The post Klubi i Serie A përgatit surprizën e madhe për janarin. Nis kontaktet me Barcelonën për Gavi-n appeared first on Telesport.