Marc-Andre ter Stegen po tregon sërish klasin e tij te Ajax, aty ku është i huazuar për një sezon nga Barcelona. Bashkëlojtari i tij, Tolu Arokodare, e ka vlerësuar portierin gjerman në një mënyrë mjaft të pazakontë.
“Ter Stegen më çmend në stërvitje. Ndonjëherë është jashtëzakonisht frustruese ta shohësh duke pritur një gjuajtje pas tjetrës. Të vjen ta godasësh”, tha sulmuesi i Ajax-it.
Kuptohet që bëhet fjalë për një kompliment dhe aspak si kërcënim. Sulmuesi 25-vjeçar ka përzgjedhur një mënyrë aspak të zakontë ëpr të nxjerrë në pah vlerat e një portieri si Ter Stegen, i cili pavarësisht moshës, vazhdon të tregojë nivel të lartë.
The post “Ndonjëherë më vjen ta godas”, sulmuesi i Ajax nuk përmbahet ndaj Ter Stegen appeared first on Telesport.
