Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Brazilit në Flrmula 1 janë ndalur vetëm 2 minuta pasi ka nisur sesioni i parë, me 22 makinat në pistë. Shiu i rrëmbyeshëm që po bie aktualisht në pistën e Interlagos e bën të pamundur zhvillimin normal të provave.

Të gjithë pilotët kanë deklaruar se është e pamundur të pilotohet në këto kushte, ndaj organizatorët kanë vendosur t’i pezullojnë provat zyrtare. Me shiun që vijon të bjerë nuk ka ende informacion se kur do të nisin ato për të përcaktuar “pole position”,

Pritet që makina e sigurisë të dalë hera-herës në pistë për të verifikuar gjendjen e pistës, por shiu vijon të bjerë dhe pilotët janë të gjithë në garazh. Ekziston mundësia që provat zyrtare të zhvillohen paraditen e së dielës me lorën shqiptare.

Ndërkohë, disa nga pilotët që duelojnë për vendin e dytë në botëror do të kenë penalizime në garën e së dielës. Lewis Hamilton dhe Max Verstappen do ta nisin garën nga vendi i fundit, për shkak të modifikimeve që kanë bërë në makinat e tyre.

Edhe Charles Leclerc me Ferrari do të ketë një penalizim prej 10 pozicionesh, ndërsa George Russell do të penalizohet me 5 pozicione. Një tjetër pilot që do të ketë penalitet në garën e së dielës është Sergio Perez, që do ta nisë garën nga vendi i fundit.

The post Shiu i rrëmbyeshëm ndal provat zyrtare në Brazil, Verstappen dhe Hamilton do ta nisin garën nga vendi i fundit appeared first on Telesport.