Përballja mes Galatasaray-it dhe Amedspor ka dhuruar plot 7 gola në “Rams Park” në Stamboll, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superligës turke, ku në fund fituan vendasit 4-3. Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 7-të me Rafael Leao, pas asistit të Lucas Torreira. Në fund të pjesës një autogol i miqve i jep avantazhien e dyfishtë Galatasaray-it.
Pjesa e dytë ishte akoma më e bukur se e para. Alexei Batrakov shënon golin e tretë për Galatasaray-in në minutëne 59-të. Ekipi i drejtuar nga Besnik Hasi nuk dorëzohet dhe reagon duke shënuar dy gola për 3 minuta me Dia Saba dhe Gift Orban, zbulimin e këtij sezoni.
Baris Yilmaz vulos fitoren për vendasit me golin e tij në minutën e 80-të. Në shtesë, miqtë shënojnë golin e tretë, por nuk ka më kohë për më shumë. Pas fitores së pestë rresht, Galatasaray kryeson renditjen me 28 pikë, Amedspor ndjek me 23 pikë, Trabzonspor renditet i treti me 22 pikë, por me një ndeshje më pak.
The post 7 gola të shënuar në Stamboll. Ekipi i Besnik Hasit provon deri deri në fund, por del me kokën ulur. Galatasaray merr fitoren e pestë rresht (video) appeared first on Telesport.
