Teuta në volejboll për femra pësoi humbjen e parë sezonale në kampionat, pasi u mund 3-2 në “Fahrie Hoti” nga Tirana. Tashmë të dyja ekipet kanë nga 16 pikë dhe ndajnë mes tyre kreun e renditjes së Superligës.
Të dyja skuadrat dhuruan një ndeshje të fortë, duke dueluar fort për cdo pikë (25-17, 22-25, 25-22, 21-25, 15-13). Ato e kërkuan fitoren deri në pikën e fundit, por në fund triumfuan bardheblutë e trajnerit Gorenxa.
Fitoren e parë në kampionat korri Dinamo, që fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë në Shkodër (25-23, 25-22, 25-11). ekioi vendës dueloi fort në dy setet e para, që ishin me rivalitet. Dinamo bëri diferencën në pikët e fundit, duke e merituar fitoren.
Tri pikë të lehta korri ekipi i Skënderbeut, që mundi 3-0 (24-13, 25-15, 25-19) Lushnjën në kryeqytet. Një ndeshje në sens unik, komanduar nga vajzat korcare, të cilat ishin ndjeshëm më superiore në fushë se myzeqaret.
Fitore të vështirë korri Pogradeci kampion, që në fushën e tij mundi 3-0 Partizanin (26-24, 25-22, 25-19), në një ndeshje me rivalitet, sidomos në dy setet e para. Partizani nuk arriti të mbajë ritmin deri në fund, ndërkohë që liqenoret ngjiten në vendin e tretë.
Superliga-Femra, java e 6-të
Vllaznia – Dinamo, 0-3
Tirana – Teuta, 3-2
Lushnja – Skënderbeu, 0-3
Pogradeci – Partizani, 3-0
Renditja: Teuta 16 pikë, Tirana 16 pikë, Pogradeci 15 pikë, Skënderbeu 13 pikë, Partizani 6 pikë, Dinamo 3 pikë, Lushnja 3 pikë, Vllaznia 0 pikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 6-të
Apolonia – Flamurtari, 3-0
Korabi – Mirdita, 3-0
Elbasani – Studenti, 0-3
Renditja: Studenti 18 pikë, Apolonia 12 pikë, Flamurtari 10 pikë, Elbasani 6 pikë, Korabi 5 pikë, Mirdita 3 pikë.
The post Tirana mund Teutën dhe së bashku ndajnë kreun e Superligës, triumfi i parë sezonal për Dinamon appeared first on Telesport.
