Çështja e Jamal Musialës vazhdon të shkaktojë diskutime te Bayern Munich. Në debat ka ndërhyrë edhe Lothar Matthäus, i cili komentoi deklaratat e Uli Hoenes për rinovimin e talentit gjerman. Sipas ish-mesfushorit, klubi bavarez i kishte pranuar plotësisht kushtet e marrëveshjes së nënshkruar me lojtarin.
“Ky është një rrezik që merr përsipër si klubi, ashtu edhe futbollisti, sepse kur firmos një kontratë nuk e di se si do të zhvillohet rrugëtimi yt”, – shpjegoi Matthäus në rubrikën e tij për “Sky Sport DE”.
Ish-kapiteni i Gjermanisë shtoi: “Mund ta kuptoj këndvështrimin e Uli, por nuk e dimë saktësisht se çfarë kishte parasysh. Ai ka hapur spekulime në të gjitha drejtimet”.
Megjithatë, Matthäus theksoi një pikë të rëndësishme: “Bayerni ishte dakord me pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës së Musiala. Pikërisht për këtë arsye kontrata u nënshkrua”.
Hoeness për Musiala: Jemi përballë një dileme, sëmundja e tij nuk është e lehtë të shërohet
The post Matthäus mbron Musiala, i përgjigjet Hoenes: “Bayerni e miratoi kontratën dhe pagën” appeared first on Telesport.
