20 vjet pas goditjes më të famshme me kokë në historinë e Botërorëve, Marco Materazzi rikthehet te incidenti me Zinedine Zidane në finalen e vitit 2006.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi italian bëri një paralelizëm me vdekjen e portierit Jesús de Miguel, i cili u akuzua për vrasje nga pakujdesia pas një faulli.

“Vdekja e Jesús de Miguel më bëri të falënderoj Zotin që nuk ndodhi asgjë. Çfarë do të kishte ndodhur nëse e njëjta gjë do të më kishte ndodhur mua?” – u shpreh Materazzi, duke iu referuar goditjes së marrë nga Zidane në finalen e Botërorit 2006.

Muere Jesús de Miguel, delantero del Tenerife, tras un brutal choque con el  portero del Andorra

Ai zbuloi gjithashtu se në nëntor 2010 ishte përpjekur të pajtohej me francezin në një hotel në Milano, përpara ndeshjes Milan-Real Madrid.

“I dhashë dorën. Më tha: Mos u shqetëso, janë gjëra të së kaluarës”, – rrëfeu italiani. Megjithatë, Zidane më vonë e mohoi takimin. “Ishte një mundësi për t’u pajtuar, por më pas u tërhoq”, – shtoi Materazzi, i cili vlerësoi aftësitë e francezit si trajner.

 

The post Materazzi rikthehet te goditja me kokë ndaj Zidane: “Vdekja e Jesús de Miguel më bëri të falënderoj Zotin që nuk ndodhi asgjë” appeared first on Telesport.