Kanë përfunduar pjesët e para në tre takimet e radhës në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Italia po barazon 1-1 ndaj Francës.

Sfida në “San Siro” u zhbllokua që në minutën e 10-të, ku pas një gabimi të pafalshëm të Gigio Donnarumma, ishte Michael Olise që dërgoi topin në rrjetë.

Barazimi i “Axurrëve” do të vinte në minutën e 26-të, me golin e shënuar nga Francesco Pio Esposito, pas asistit të Nicolo Cambiaghi.

Anglia po fiton 1-0 ndaj Kroacisë. Në mitikun “Wembley” sfida u zhbllokua në minutën e 24-të, ku pas një krosimi të bukur të Harry Kane brenda në zonë dhe asistit të Jude Bellingham, ishte Morgan Rogers që dërgoi topin në rrjetë.

Në Pragë, Spanja po udhëheq 0-1 ndaj Rep. Çeke, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Alex Baena në minutën e 39-të, pas një prekeje të topit me dorë brenda zonës.

SHIKOGOLAT

The post Gafë e pafalshme e Donnarumma, Esposito rikthen barazpeshën në “San Siro”. Anglia dhe Spanja “ok” (video) appeared first on Telesport.