Brahim Diaz është aktivizuar vetëm 248 minuta këtë sezon me fanellën e Real Madrdidit, gjë që tregon se marokeni nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Jose Mourinho dhe është shndërruar në një zëvendësues të mirëfilltë.

Në këtë situatë, janë rikthyer edhe njëherë zërat për një largim të tij nga “Los Blancos” gjatë merkatos së janarit. Kontrata e tij aktuale me klubin madrilen skadon në qershor të vitit 2027, por 27-vjeçari mund të gjejë klubin e ri që në janar dhe më pas të transferohet në verë, gjë që ia ejon rregullorja e re e FIFA-s.

E ardhmja e Brahim Diaz pritet të jetë në Superligën turke. Sipas “Fotospor”, agjenti i mesfushorit me tipare sulmuese ëhstë kontaktuar nga tre klubet e mëdha të Turqisë si Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas.

Deri tani jemi ende në fazën e interesimit, por merkato e janarit mund të sjellë të reja të tjera. Megjithatë, Brahim Diaz pritet ta mbyllë sezonin aktual me fanellën e Real Madridit dhe më pas mund të largohet në verë si lojtar i lirë.

The post Nuk preferohet nga Mourinho, tre klube të njohura kontaktojnë Brahim Diaz. Marrëveshja mund të arrihet që në janar appeared first on Telesport.