Jude Bellingham e ka lënë pas periudhën më të vështirë të karrierës së tij të re. Pas një sezoni të shoqëruar nga dëmtime, kritika dhe presion i madh, mesfushori i Real Madrid është rikthyer në nivelin e tij më të lartë, duke udhëhequr si ‘los blancos’ ashtu edhe kombëtaren angleze.
Ai ka rifituar atë lehtësi në lojë që, siç e pranoi vetë, dukej se i kishte humbur. “Kisha kaluar një vit mjaft të ndërlikuar, por mësova shumë për veten. Kuptova se çfarë mund të bëja për ta lehtësuar jetën time dhe vazhdoj të punoj për t’u përmirësuar,” deklaroi ai pas fitores 3-2 ndaj Spanjës në Nations League.
Bellingham zbuloi se kishte kërkuar edhe ndihmë profesionale: “Isha shumë i tensionuar dhe i stresuar, ndaj fillova të flisja me dikë që më ndihmoi t’i përballoja këto situata.” Ardhja e José Mourinho si trajner i Real Madrid e konsolidoi përfundimisht rikthimin e tij. Trajneri portugez e ka vendosur atë në një pozicion më të avancuar.
“Një lojtar i këtij niveli duhet të jetë pranë portës. Ai është unik, thelbësor dhe i jashtëzakonshëm“, tha Mourinho, ndërkohjë që shifrat e konfirmojnë këtë, me gola si për real Madrid ashtu dhe për kombëtaren angleze.
Ai bëri një paraqitje dominuese në fitoren 3-2 kundër Spanjës. “Para së gjithash, po e shijoj lojën. Kur ke vetëbesim, gjithmonë dëshiron të provosh diçka pak më tepër,” tha Bellingham.
The post Bellingham rikthehet në formë te Real dhe Anglia: E kisha humbur buzëqeshjen, tani po e shijoj sërish lojën appeared first on Telesport.
