Lionel Messi e ka mbyllur kapitullin e karrierës së tij ndërkombëtare, por lidhja e tij me Argjentinën mund të mos shkëputet kurrë plotësisht. Në moshën 39-vjeçare, pas 208 paraqitjesh dhe 126 golash për kombëtaren, ylli i Inter Miami ka vendosur t’i japë fund rrugëtimit të tij me fanellën e vendit të tij.
Megjithatë, ky vendim hap derën për një rol të mundshëm të ri për kampionin e botës të vitit 2022: bashkimin me stafin teknik të drejtuar nga Lionel Scaloni. Në prag të një ndeshjeje miqësore kundër Kosta Rikës, trajneri argjentinas e la derën hapur që Messi t’i bashkohet strukturës së kombëtares në të ardhmen.
Një mundësi e tillë mund të krijohet pas largimit të paralajmëruar të Walter Samuel, një anëtar i stafit të Scaloni. “Besoj se Leo do të vazhdojë të luajë. Do të vazhdojë edhe pas vitit 2030, do të luajë për aq kohë sa të mundet. I ka thënë ‘jo’ kombëtares, por shpresoj që të vazhdojë të luajë sa më gjatë të jetë e mundur“, tha Scaloni.
Më pas, ai foli për mundësinë e një roli të Messi në stafin e tij teknik: “Nëse dëshiron të vijë këtu, nuk ka asnjë problem. Tani që Walter po largohet ai është më se i mirëpritur!“. Messi ka një kontratë me Inter Miami deri në dhjetor të vitit 2028.
The post Scaloni i hap derën Messi për t’iu bashkuar stafit të tij teknik: Nëse dëshiron të vijë është i mirëpritur appeared first on Telesport.
