Era e fortë që po fryn mbrëmjen e sotme ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe probleme në qarkullimin rrugor.
Në aksin rrugor Gostivar–Strazhë–Kërçovë, pranë nyjës rrugore në Gostivar, janë rrëzuar një semafor dhe një shtyllë ndriçimi. Ndërkohë, në disa pjesë të të njëjtit aks rrugor ka edhe pemë të rrëzuara mbi karrexhatë.
Ekipet e Ndërmarrjes Publike „Makedonija Pat“ janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve nga pengesat.
Pemë të rrëzuara janë raportuar edhe në aksin Shkup–Tetovë, para zonës së Karpallakut, si dhe në rrugën rajonale Tetovë–Shkup.
Autoritetet apelojnë te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur rrugore.
