Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A, pasi mundi në shtëpi me rezultatin e ngushtë 1-0 Torinon, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të.

Në minutën e 13-të, Max Allegri detyrohet të bëjë një ndryshim. Antonio Vergara nuk mund të vazhdojë lojën për shkak të një dëmtimi. Në vend të tij hyn Kevin De Bruyne. Në fund të pjesës së parë, Napoli ishte me fat pasi goditja e Rolando Mandragora përplaset në traversë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Në fillim të pjesës së dytë, Torino i afrohet sëish golit, këtë herë me Zakaria Aboukhlal, por goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën. Sfida në “Diego Armando Maradona” u zhbllokua në minutën e 73-të, ku Scot McTominay shënoi një gol fantastik me një goditje të fuqishme me të djathtën nga distanca, pas asistit po aq fantastik dhe punës së jashtëzakonshme që bëri i futuri si zëvendësues Noa Lang.

Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Napoli fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e tetë me 18 pikë. Torino mbetet në vendin e 12-të me 14 pikë.

SHIKOGOLIN

The post Napoli vuan shumë, por rigjen fitoren ndaj Torinos (video) appeared first on Telesport.