Përveç transferimit të një sulmuesi, Milan po punon për të afruar edhe një mbrojtës anësor gjatë merkatos së janarit. Duke qenë se largimi i Pervis Estupinan është mëse i sigurt pasi nuk bën pjesë në projektin e Ruben Amorim, drejtuesit e klubit kuqezi po shqyrtojnë disa emra për të forcuar krahun e majtë të mbrojtjes.
Noussair Mazraoui është një kandidat shumë serioz për krahun e majtë të mbrojtjes te Milan. Marokeni pëlqehet shumë nga Ruben Amorim, të cilin e njeh që nga koha kur drejtonte Man. United. Alejandro Balde është gjithashtu një kandidat i fortë. Agjenti i tij, Jorge Jesus, ka marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit e klubit kuqezi.
Milani mund ta kthejë vështrimin edhe brenda Serie A. Kuqezinjtë janë të interesuar për Gabriele Calvani-n, mbrojtësin qendror 22-vjeçar që mund të luajë edhe si mbrojtës anësor. Aaktualisht luan për Frosinone-n, por kartoni i tij zotërohet nga Genoa (me të cilën po zhvillohen bisedime për Comotto-n). Një tjetër objektiv është Juan Miranda, i cili po negocion një marrëveshje të re me Bologna-n, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2028.
The post Nga Balde e Mazraou te Calvini dhe Miranda. Milan do të transferojë një mbrojtës anësor në janar, zbulohen emrat appeared first on Telesport.
