Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes në Europa League, të vlefshme për xhiron e pestë. Në “Allianz Stadium”, Juventus fitoi 4-1 ndaj Omonia, edhe pse qipriotët kaluan të parët në avantazh me golin e Lubomir Satka, në minutën e 15-të. Bardhezinjtë përmbysën shifrat në pjesën e parë me golat e Andrea Cambiaso 37-të dhe Jeff Ekhator në minutën e 43-të. Në të dy golat, asistet ishin nga Francisco Conceicao. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Juventusin.
Në minutën e 67-të, ishte radha e Conceicao për të gjetur golin e tretë. Në minutën e 71-të, Jeremie Boga shënoi golin e katërt, me një goditje tejet të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Juventus fiton 4-1 dhe mban vendin e dytë në renditje me 13 pikë.
Në sfidat e tjera, Crystal Palace fitoi 2-1 ndaj Real Sociedad, edhe pse baskët kaluan të parët në avantazh. Sunderland barazoi në shtëpi 1-1 ndaj polakëve të Jagiellonia. AZ Alkmaar mori një fitore fantastike në transfertë 2-4 ndaj Sparta Prague. Celtic fitoi në minutat e fundit 1-2 në transfertën në Portugali ndaj Torreense. Hoffenheim fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Sturm Graz.

Shiko renditjen aktuale të UEFA Europa League
The post EUROPA LEAGUE: Juventus bën detyrën në shtëpi. Crystal Palace dhe Celtic me fitore të rëndësishme (video) appeared first on Telesport.
