Egnatia ka marrë fitoren e parë në Conference League pasi mundi Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, në sfidën e luajtur në “Air Albania”.

Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 41-të, ku goditja e Jaime u përplas në shtyllën e majtë. Në minutën e 45-të, Albanese pati një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij shkoi mbi traversë. Pjesa e parë u mbyll 0-0.

Egnatia e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin në minutën e 48-të, me Alessandro Albanese. Pas një pasimi të bukur të Yago dhe asistit të Medeiros, Albanese e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 62-të, tjetër kundërsul i shpejtë i rrogozhinasve që gjejnë golin sërish me Albanese, por që këtë herë u anullua për pozicion jashtë loje. SHIKORASTIN

Në minutën e 79-të, miqtë barazuan përkohësisht shifrat me Flalhi Idrissi, pas përgjumjes së mbrojtjes së Egnatias. Megjithatë, kampionët në fuqi të Shqipërisë nuk u demoralizuan aspak dhe kaluan sërish në avantazh në minutën e 81-të, me golin e shënuar nga Fernando Medeiros, pas asistit të Numan Ajetit. SHIKOGOLIN

Egnatia fiton përfundimisht 2-1 dhe i gëzohet fitores së parë në Conference League. Rrogozhinasit kanë 5 pikë pas tre ndeshjeve të para dhe kanë shanse reale për të qenë në play-off.

The post Egnatia e bën “sefte” në Conference League dhe shijon fitoren e parë (video) appeared first on Telesport.