Milan ka marrë fitoren e dytë ne Europa League pas ndeshjeve të xhiros së pestë. Kuqezinjtë fituan me përmbysje 2-4 ndaj Olympiacos. Sfida u zhbllokua në minutën e 31-të, Lorenzo Pirola goditi me kokë dhe topi fillimisht u perplas në traversë dhe më pas në trupin e Mike Maignan, duke përfunduar në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për skuadrën greke.
Jota Silva dyfishoi për grekët në fillim të pjesës së dytë, pasi zuri të papërgatitur mbrojtjen kuqezi. Në minutën e 56-të, kuqezinjtë ngushtuan shifrat me golin e bukur të Omari Hutchinson. Anglezi depërtoi bukur në zonë dhe gjeti golin me një goditje fantastike qendrore nga distanca.
Në minutën e 63-të, Milan barazon shifrat me Alphadjo Cisse, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Hutchinson. Në minutën e 71-të, kuqezinjtë gjejnë golin e tretë dhe të avantazhit me Christian Pulisic. Amerikani shënoi me një goditje të bukur fluturimthi, pas asistit të Hutchinson. Në minutën e fundit shtesë, Diego Moreira shënon golin e katërt për kuqezinjtë. Milan fiton përfundimisht 2-4, por sërish gjendet në pjesën e fundit të biletave që të dërgojnë në play-off. Momentalisht kuqezinjtë renditen në vendin e 21-të, me 6 pikë, pas pesë xhirove të para.
Në sfidat e tjera, fitore heroike e Bournemouth 1-2 në transfertë ndaj Celta Vigo, edhe pse më një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes. Vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë 1-0 me golin e Iago Aspas. Alvaro Rodriguez dhe Rayan përmbysën shifrat në pjesën e dytë, duke i dhënë Bournemouth fitoren e pestë rresht.
Plzen fitoi 4-0 në shtëpi ndaj Benfica. Leverkusen mori një fitore të rëndësishme 0-2 në transfertë ndaj Dinamo Zagreb. Besiktas-Hepoel Beer Sheva vazhdon 0-0, ndeshja nisi me disa minuta vonesë pas përplasjes mes dy tifozerive në shkallët e stadiumit.

The post Europa League: Milan me përmbysje të madhe ndaj Olympiacos. Bournemouth nuk di të ndalet. leverkusen “ok” (video) appeared first on Telesport.
