Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Alejandro Balde, tërhoqi vëmendjen me një mesazh enigmatik të postuar në llogarinë e tij në Instagram, pas paraqitjes së shkëlqyer kundër Sabah në Champions League.
Mbrojtësi i majtë spanjoll u aktivizua në formacionin titullar për herë të parë këtë sezon, por gëzimi i tij u zbeh nga një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë, që e detyroi të largohej nga fusha.
Balde kishte nevojë për këtë ndeshje, e cila i dha mbrojtësit spanjoll një mundësi reale për të vërtetuar se mund ta rifitojë besimin e flick dhe një vend në formacionin titullar të katalanasve, veçanërisht pas raportimeve të fundit mbi të ardhmen e tij dhe zërave për një largim të mundshëm gjatë merkatos së janar.
Menjëherë pas ndeshjes, Balde postoi një mesazh, që shkaktoi jo pak zhurmë. “Nëse Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?”, thuhej në postimin e Balde.
The post “Nëse Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?”, mesazhi i fortë i yllit të Barcelonës appeared first on Telesport.
