Victor Gyokeres është sulmuesi i momentit.

Suedezi është protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm me 16 gola në 11 ndeshje të kampionatit dhe një total prej 23 golash në 18 ndeshje të luajtura në të gjithë kompeticionet.

Në një intervistë të dhënë për Fotbollskanalen, ai ka folur për të ardhmen e tij.

“Për zërat e merkatos nuk mendoj dhe nuk u jap rëndësi. Janë thjesht zëra, asgjë konkrete.

“Ajo që dua është ta mbyll sezonin me Sporting-un, argëtohem aty. Nuk më intereson ideja për të ndërruar ekip. Të shohim në të ardhmen se kur do të jetë momenti”.

The post “Zërat e merkatos s’më interesojnë”, Gyokeres: Dua vetëm një gjë appeared first on Telesport.