Aksionari më i madh në gjigantin hotelier “Macedonia Turist”, Done Tanevski shiti një pjesë të madhe të aksioneve të tij dhe tani në vend të 23.4% të kapitalit, ai zotëron vetëm 17.72%.
“Sipas nenit 34 paragrafi 7 i Rregullave për listim në SHA Bursën e MaqedonisË Shkup, njoftojmë se Done Tanevski, kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të SHA Macedoniaturist Shkup, ka shitur 25.669 aksione të zakonshme të emetuara nga SHA Macedoniaturist Shkup dhe tani posedon 80.160 aksione të zakonshme, gjegjësisht 17,72 %”, njoftoi Bursa e Maqedonisë.
Kompania e qiradhënies së patundshmërive nga Shkupi “Skopski Pazar”, e cila 10 ditë më parë u bë aksioneri i dytë më i madh në gjigantin hotelier “Macedonia Tourist”, bleu 730 aksione të zakonshme dhe tani zotëron 10% të numrit të përgjithshëm të aksioneve të zakonshme, d.m.th. 45.230 aksione me të drejtë vote në shoqërinë hoteliere.
“Sipas nenit 38 paragrafi 1 i Rregullave për kuotim në SHA Bursën e Maqedonisë Shkup, njoftojmë se aksionari Shoqëria Aksionare për Shërbime në Tregti dhe Import-Eksport “Skopski Pazar” Shkup ka blerë 730 aksione të zakonshme dhe tani posedon 45,230, gjegjësisht 10.00% të aksioneve nga numri i përgjithshëm i aksioneve të zakonshme të emetuara nga SHA “Makedonijaturist”, njoftoi Bursa.
“Skopski Pazar” është kompania në të cilën kryetar i Këshillit Mbikëqyrës është biznesmeni Fatmir Etemi, i cili është një nga ndërtuesit dhe investitorët më të fuqishëm në Maqedoni. Në Bordin e Drejtorëve të kësaj kompanie janë të afërmit e tij Armend Etemi dhe Besar Etemi.
Vendimi i “Skopski Pazar” për të hyrë në strukturën aksionere vjen pak ditë pas lëvizjes së “MG Fashion DOO” për t’u bërë aksioner i ri kryesor në gjigantin hotelier. M.G. Fashion DOO Import-Export nga Shkupi zotëron 7,69% të numrit të përgjithshëm të aksioneve të zakonshme të kompanisë, gjegjësisht 34,795 aksione.
Muajin e kaluar çmimi më i lartë i aksioneve të “Macedonia Turist” ishte 9.200 denarë, ndërsa çmimi mesatar ishte 8.293 denarë. M.G. Fashion, si aksioner i ri, zotëron aksione me vlerë mbi pesë milionë euro nëse merret parasysh vlera mesatare e një aksioni.
M.G. Fashion prej 20 vitesh është përfaqësuesi i disa prej markave më të njohura botërore, e cila zotëron franshiza, dhe u bë e famshme për ndërtimin e ndërtesave të larta në parkingun përballë hotelit “Holiday Inn”, i cili nga ana tjetër është në pronësi të “Macedonia Turist”.
Pozita e Done Tanevskit është dobësuar pasi partnerja e tij e gjatë në biznes Sonja Bibanovska vendosi t’i shesë 11 për qind të aksioneve javën e kaluar./Fokus/
