Një tjetër shfaqje e forcës. Pasi mposhti Napolin në Kupën e Italisë dhe ne Serinë A, Lazio e Marco Baronit arriti një tjetër sukses prestigjioz. Në Amsterdam skuadra italiane fitoi 3-1 ndaj Ajax-it dhe konfirmoi vendin e parë në grupin e Europa League falë golave ​​të Tchaouna, Dele-Bashiru dhe Pedro.

Fitore e rëndësishme, ndaj një skuadre të Ajax-it që nuk po kalon momentin më të mirë të sezonit, por megjithatë u përpoq të bënte diferencën edhe sonte me lojën e tij.

Sot, megjithatë, kjo Lazio është një ekip që di të ndërthurë lojën e mirë dhe rezultatet si pak të tjerë në kontinent. Ata janë përpara 35 skuadrave të tjera në Evropë, tre pikë nga kreu në Serie A dhe në çerekfinale të Kupës së Italisë. Ecuria e Lazios në Evropë deri në këtë pikë thotë pesë fitore dhe një barazim.Kush do ta ndalojë atë? Te henen, tjeter sfide prestigjoze, Lazio-Inter…

Rangers barazoi 1-1 ndaj Tottenham, teksa Nedin Bajrami luajti 68 minuta. Golit te shenuar nga ekipi skocez me Hamza Igamane iu pergjigj Kulusevski pjesen e dyte. Namaso dhe Samu Omorodion i dhane 3 piket Portos, kurse Bodo Glimt mposhti Besiktas 2-1. Ernest Muçi u aktivizua minuten e 64-te.

Ernest Nuamah vendos sfiden ndaj Frankfurt per Lyon qe mer 3 pike te arta. Nuk mjaftoi goli i Marmoush per miqte. Real Sociedad mbylli llogarite me Dinamo Kiev qe ne pjesen e pare me nje 3-0 qe mbeti deri ne fund.

Ne Conference League, Fiorentina shkaterroi 7-0 LASK duke vazhduar momentin spektakolar te formes edhe ne kampionat. Chelsea mundi Astana lehtesisht Kazakistan ndersa fitoi edhe Betis minimalisht.

 

Gara e ligave për një vend shtesë në Champions League 2025-26 (5 ekipe) vazhdon! Anglia ruan ende fort vendin e 1-të! Italia vjen e dyta aktualisht dhe kaloi 12.000 pikë të fituara! Portugalia ende mban vendin e 3-të.

Spanja pak prapa në vendin e 4-të! Belgjika e shkëlqyer, ngjitet në vendin e 5-të. Italia ka 8 ekipe perfaqeuese ne Europe, kurse Anglia ka 7 por Bologna ne Champions i ka hequr jo pak Italise.

Sezonin e shkuar ishte Gjermania dhe Italia qe siguruan nje vend te peste. Kampionati italian edhe sivjet ka shanse te shkoje me 5 ekipe ne Champions 2025-26 duke vazhduar keshtu, teksa vetem Spanja duket se mund ta rivalizoje duke qene se mund te eci gjate Barcelona, por edhe Atletico Madrid dhe pse jo Real, edhe duke kaluar nga playoff.

The post KUPAT EUROPIANE | Gara për vendin e 5-të në Champions, Anglia shkëputet. Italia direkt e dyta dhe i druhet Portugalisë dhe Spanjës! appeared first on Telesport.