Cristiano Ronaldo e ka nisur sezonin e tij të 25-të si profesionist në mënyrën më të mirë të mundshme – me gol. Ylli portugez shënoi golin e 978-të në karrierë në fitoren 4-0 të Al Nassr ndaj Al Riyadh, duke mbetur vetëm 22 gola larg shifrës magjike prej 1000 finalizimesh.
Ronaldo u inkuadrua në pjesën e dytë dhe, pas disa tentativave, arriti të gjente rrjetën në minutën e 83-të për të vulosur fitoren e skuadrës së tij. Pavarësisht se ka lënë të hapur mundësinë që ky të jetë sezoni i fundit në karrierë, 41-vjeçari vazhdon të dëshmojë se uria për gola nuk i është zbehur.
