Masat antikrizë të qeverisë janë vetëm afatshkurtra dhe nuk e zgjidhin problemin në rrënjë. Kështu vlerëson analisti Visar Ademi, sipas të cilit, Maqedonia e Veriut mbetet e varur nga importi i ushqimit dhe energjisë, duke e bërë ekonominë e vendit të pasigurtë ndaj çdo krize globale. Analisti Ademi kritikon faktin që politikat shtetërore fokusohen vetëm te ulja e çmimit të naftës për pak denarë, në vend që të investohet në prodhimin e brendshëm. Ai thekson se 40% e inflacionit vjen nga shporta ushqimore, ndërkohë që vendi vazhdon të importojë produkte bazë si mielli e mishi nga Argjentina e Brazili. Sipas tij, zgjidhja qëndron te burimet e rinovueshme të energjisë dhe te metodat inovative në bujqësi.

“Këto nuk janë masa afatgjatë, këto janë masa afatshkurtra që japin menjëherë efekt të shpejt në ekonomi sepse e ulin apo e zbutin çmimin e energjensave, posaçërisht naftës dhe gazit. Tani, afatgjatë dhe këtu e kanë problemin më të madhë, te pjesa ekonomike. Ne e dimë se çdo 10 vite, nga 2009 këndej kemi në çdo 10 vjet një krizë ekonomike dhe asnjëherë si shoqëri apo si një qeveri nuk kemi krijuar një model inkluziv për debatin rreth këtyre krizave. Ne akoma kemi varshmëri ndaj energjensave elektrikë, naftës, gazit e kështu me radhë. Ne kemi akoma varshmëri dhe deficit ushqimor, ne akoma importojmë ushqime dhe ne akoma importojmë energji elektrike dhe transport. Tani, kur e dimë që kur do të përfundoj lufta e Iranit do të vijë pas pesë viteve një luftë e re pse nuk e krijojmë këtë llojë modeli inkluziv të një ekonomie e cila nuk do të varej më nga gazi dhe nga nafta por do të varej nga prodhimi i brendshëm I këtyre energjensave në baza diellore, ujore dhe erës. Përse nuk I kthehemi bujqësisë dhe blegtorisë, përse një herë e përgjithmonë ne nuk prodhojmë gjëra të cilat do të duhet të jenë bazë e ushqimit sepse 40 % inflacionit vijnë nga shporta ushqimore. Ne akoma improtojmë ushqime, akoma importojmë miell, grurë, akoma importojmë mish I cili vjen nga Argjentina dhe Brazili. Ne duhet të krijojmë sipërmarsi, njerëz të rinjë të cilët do të japin metoda inovative për ta parë prosperitetin dhe krijimin e vendeve të punës në Maqedoni. Ne si kemi këto llojë debate, nuk I kemi këto llojë politika dhe më vjen keq që do të fokusohemi vetëm te Komisioni I Energjetikës, a u lirua nafta për dy denarë apo nuk I lirua për dy denarë mirëpo kjo aspak nuk e ndikon cilësinë dhe zbutjen e krizës sepse varshmëria e këtyre energjensave është mjaft I madhë dhe ato ndikojnë te inflacioni, te çmimet e konsumit dhe cilësia e jetës të qytetarëve”, sqaroi analisti Visar Ademi. /Alsat.mk

The post Ademi: Masat antikrizë të Qeverisë, afatshkurtra appeared first on Alsat.