Analisti Visar Ademi vlerëson se fati i ishkryeministrit Nikolla Gruevski mbetet i lidhur me raportet e ngushta mes Shkupit dhe Budapestit. Sipas tij, kthimi i mundshëm i Gruevskit mund të përdoret nga udhëheqësia aktuale e VMRO-DPMNE-së si mjet për të kontrolluar oponencën brenda partisë. Pavarësisht se kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Gruevski duhet të kthehet për të përballur ligjin, analisti Ademi beson se raportet e afërta me qeverinë hungareze mundësojnë një skenar tjetër. Ademi parashikon se ish kryeministri mund të gjejë një vend të tretë derisa lëndët e tij aktive të vjetrohen ose të mbyllen. Sipas analistit, prania e Gruevskit në burg ose nën kontroll do t’i shërbente lidershipit aktual për të eliminuar frikën nga strukturat e vjetra partiake.
“Sa i përket Gruevskit, kryeministri Mickoski e tha shumë qartë që ai nëse do të kthehet do të vij në Maqedoni. Është pyetje ligjore e institucioneve tona ligjore të cilat do ta përqëndrojnë këtë lloje kërkese për ekstradim. Unë mesa I njoh marëdhëniet e afërta që i ka qeveria jonë me qeverinë hungareze do të mundësojnë që Nikolla Gruevski mos të kthehet në Maqedoni, të gjej një vend të tretë ku mund ta fitoj apo të qëndroj atje derisa këto lëndët që i ka aktive të pezullohen apo të marrin një formë të prerë. Unë besoj se nëqoftëse do të vij Nikolla Gruevski kjo do të ishte një lajm i mir për VMRO-n sepse njëherë e përgjithmonë ajo ose mund të kontrollohet ose mund të mbahet në burg edhe ajo oponenca politike brenda VMRO-së që ekanë frikë udhëheqësia momentale do mund të kontrollohet duke luajtur me lirinë e asaj, të përdoret si kartë për çdo llojë…Ne nuk e kemi çuar Nikolla Gruevskin para 30 viteve, ka tash akoma njerëz të cilët mbajnë lidhje edhe ato mbase mund ti bëjnë një oponencë kryetarit aktual të VMRO-s edhe prandaj ndoshta mosqenja e atij këtu apo edhe ardhja e tij këtu për ta mbajtur pastaj si mjet shkëmbimi për ndonjë llojë interesi partiak mund të përdoret për këtë mënyrë”, tha mes tjerash analisti Visar Ademi.
The post Gruevski do të largohet nga Hungaria appeared first on Alsat.
