Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Zahaq.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:28.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.