Alex Ferguson (82) drejtoi Manchester United nga 1986 deri në 2013.
Ai fitoi gjithçka që mundi dhe konsiderohet njëri ndër trajnerët më të mirë të futbollit në histori.
Në karrierën e tij, ai drejtoi gjithashtu East Stirlingshire, St Mirren, Aberdeen dhe kombëtaren skoceze, dhe ai ka shijuar pensionin për 11 vjetët e fundit. Tani ai ka treguar për BBC se si kujdeset për shëndetin e tij.
“Jam 82-vjeç, është normale të shqetësohem. Do të gënjej nëse do të thosha se nuk mendoj nëse do të prekem nga demenca apo Alzheimer. Kujtesa ime është shumë e mirë dhe bëj gjëra që më përshtaten. Lexoj shumë dhe ato që ma bëjnë mendjen të kthjelltë janë kuizet, të cilat i gjej në YouTube dhe nëse nuk jap 70 për qind të përgjigjeve të duhura, shqetësohem.”
Ndryshe, në fillim të vitit 2018, Ferguson iu nënshtrua një operacioni urgjent për shkak të hemorragjisë në tru, por arriti të rikuperohej.