Çështjet etnike manipulohen për të defokusuar opinionin. Profesori Murat Aliu në intervistën në Alsat tha se politika imponon hapjen e tyre me qëllim të mbulimit të premtimeve prioritare siç është drejtësia, integrimi e ekonomia dhe të cilat nuk arritën të realizohen. Tubimin e sotëm në Kumanovë në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Aliu e sheh si të provokim i cili nuk duhej të ndodhte.

”Mendoj që është provokim. Në këto rrethana dhe në këto konstolacione nuk do të duhej të ndodhë, sepse kemi një situatë paksa të tensionuar… Aq më tepër që para një jave kishim një provokim ndaj shqiptarëve të Kumanovës dhe tani pikërisht në këto lloj situatash nuk do duhej të ndodhte. /Alsat.mk

The post Aliu: Çështjet etnike po përdoren për të fshehur dështimet në drejtësi dhe ekonomi appeared first on Alsat.