Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup njoftoi se e ngarkuara me punë, Nicole Varnes, zhvilloi një takim me ministrin e sapoemëruar për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, përcjell TV21. Sipas Ambasadës, në takim u diskutua për objektivat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit. Ambasada theksoi se Ferati është alumn i gjeneratës së parë të programit të shkëmbimit Këshilli Amerikan i Udhëheqësve të Rinj Politikë.

“Përmes programeve të shkëmbimit dhe bashkëpunimit në mbarë vendin, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të forcojnë lidhjet me rrjetin e gjerë të komuniteteve në Maqedoninë e Veriut. E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Nicole Varnes

, u takua me ministrin e sapoemëruar për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, i cili është alumn i gjeneratës së parë të programit të shkëmbimit American Council of Young Political Leaders (ACYPL) të Misionit të SHBA-së. Gjatë takimit, ata diskutuan për objektivat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.