Futbollisti i njohur shqiptar, Arijan Ademi, do të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë afatit kalimtar të verës.

33-vjeçari pritet të shkoj si i huazuar te Maribori dhe në fund skuadra nga Sllovenia mund të bëjë nënshkrimin e kartonit të plotë, me parametra zero. Ademi gjatë këtij sezoni në ligë zhvilloi 18 ndeshje, shënoi tri gola dhe bëri dy asiste.

Ai ishte rikthyer te Dinamo për 300 mijë euro gjatë vitit 2023, pas aventurës në Kinë te BJ Guoan./Indeksonline/

The post Arian Ademi largohet nga Dinamo Zagrebi te skuadra sllovene appeared first on Alsat.