Festimet kanë nisur në Bërvenicë, ku kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji, së bashku me simpatizantë dhe aktivistë të partisë, kanë dalë për të festuar me daulle pas përfundimit të votimit në zgjedhjet lokale.
Festimi ka nisur ende pa u publikuar rezultatet e para zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), i cili pritet të mbajë konferencë për media në orën 21:00.
