Ilijana Jotova është fituese e zgjedhjeve presidenciale në Bullgari, sipas rezultateve të numërimit paralel të votave nga agjencia “Alpha Research”, të publikuara nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).
Sipas rezultateve nga 100% e mostrës së përpunuar të numërimit paralel, deri në orën 20:00 sipas kohës lokale, Jotova dhe kandidati për nënpresident, Kiril Vëlçev, kanë siguruar 57,4% të votave.
Kundërkandidatët e tyre, Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev, kanë marrë 39,6% të votave.
Rezultatet bazohen në numërimin paralel dhe jo në rezultatet përfundimtare zyrtare
