re vajza e rrahin dhe e torturojnë psiqikisht një bashkëmoshatare 14 vjeçe. Sipas burimeve të policisë, kjo video është filmuar gjatë muajit mars në një shtëpi të braktisur në njërin nga parqet e Kumanovës. Tek pas katër muajsh, viktima L.I. e ka denoncuar rastin në polici të hënën vetëm pas publikimit të videos brutale, e cila është postuar në rrjetin TikTok nga njëra prej të dyshuarave, 14 vjeçare M.K që ka marr pjesë në rrahje.
“Nga Sektori për punë të brendshme në Kumanovë thonë se rasti po trajtohet me procedurë të shpejtë dhe pas denoncimit të viktimës, janë identifikuar tri agresoret dhe janë marrë në pyetje, dy prej të cilave janë të mitura dhe pas procedimit të rastit nga prokurori kompetent do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake për masa të mëtutjeshme”, thanë nga MPB.
Nga policia lokale thonë se e dyshuara e parë 19 vjeçe P.A. ka iniciuar pritën ndaj viktimës me dy shoqet e saj E.SH. 16 vjeçe dhe M.K. 14 vjeçe, të cilën fillimisht e kanë ftuar për tu sqaruar për motive të dobëta xhelozie dhe pastaj e kanë sulmuar fizikisht duke e filmuar dhe me celularë. Gjatë ditës së sotme ato u morën në pyetje në prezencë të prindërve dhe të punësuarve të Qendrës Sociale të Qytetit, dhe priten kallëzimet penale për dy vepra penale.
“Lidhur me videon e publikuar, për të cilën pyesni, ju njoftojmë se SPB Kumanovë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitet për zbardhjen e rastit, pas së cilës publiko do të informohet me kohë”, tha SPB Kumanovë.
