Pas paralajmërimeve të kryeministrit Hungarez në ardhje Peter Magjar, se vend i tij nuk do të jetë më strehë për personat e dënuar nga vendet tjera, ekspertët vlerësojnë se kthimi i mundshëm i ish kryeministrit Nikolla Gruevski do të jetë i komplikuar. Darko Avramovski, nga Koalicioni, Të gjithë për gjykim të drejtë, në intervistë për edicionin qendror të lajmeve në Alsat, tha se edhe nëse i refuzohet azili politik nga pushteti i ri, kjo nuk do të thotë se Gruevski do të kthehet me automatizëm në vend.
“Nëse ai vetë zgjedh që të kthehet dhe t’i pranoje vendimet që veç më janë të plotfuqishëm atëherë, po, do të ndodhte vuajtja e dënimit klasik me burg, të cilat janë veç më janë të përcaktuara nga gjykata por nëse ai nuk e bën atë në mënyrë vullnetarë atëherë situata do të ishte më e komplikuar. Në fillim lind pyetja sa i përket azilit, nëse Hungaria, vendos që t’ia marr azilin, në atë rast veç më bëhen hapa të mëtejshëm dhe procedura në vete. Marrjen e azilit është e komplikuar dhe e gjatë por edhe nëse ndodh që t’i merret azili, kjo nuk nënkupton që automatikisht do të ndodhë ekstradimi në vendin tonë,” tha Darko Avramovski – Koalicioni Të gjithë për gjykim të drejtë./Alsat.mk
The post Avramovski: Shfuqizimi i azilit nuk e kthen Gruevskin me automatizëm në RMV appeared first on Alsat.
