Për shkak të kritikave të Brukselit për gjendjen e gjyqësorit në RMV, ekstradimin eventual të Nikolla Gruevskit, Hungaria, mund ta kushtëzoj me kërkesën për rigjykimin e të gjitha lëndëve ku ai vec më është dënuar apo edhe për lëndët që janë në procedurë. Kështu e shpjegon procedurën e ekstradimit për Alsat, Darko Avramovski, nga Koalicioni, Të gjithë për gjykim të drejtë. Ai tha se autoritetet duhet të bindin gjykatat Hungareze për gjykim të drejtë.

“Kur bëhet fjalë për ekstradim, aty fjalën e fundit do ta kenë gjykatat Hungareze të cilat do të duhet të vendosin për këto pyetje dhe këto faktorë. Do të jetë shumë e vështirë pasi shteti ynë nuk ka “track record”, të mirë sa i përket gjykimit të drejtë. Kemi shumë raporte dhe shumë indikatorë se shteti nuk ka pavarësi të plotë të gjyqësorit dhe se ka dyshime të caktuara për gjykime selektive dhe e cila ishte e cituar deri tani në disa raste të lidhura me përgjimet kur Greqia, refuzoi të ekstradoje persona që janë të akuzuar. E njëjtë është edhe në rastin e 27 prillit, nga rastet më të eksponuar nga mediat, ku kishte rast që Suedia, si shtet anëtar i BE-së, refuzoi që të ekstradojë persona të akuzuar. Pikërisht për atë që gjykatat atje nuk besonin se këtu do të gjykohet drejtë,” tha Darko Avramovski – Koalicioni Të gjithë për gjykim të drejtë. /Alsat.mk

The post INTERVISTA / “Ekstradimi i Nikola Gruevski në pikëpyetje: Hungaria mund të kërkojë rigjykim të rasteve” appeared first on Alsat.