Në një deklaratë për lajmet qendrore në Alsat, Besim Hoda nga OVL UÇK, kritikoi partinë në pushtet VLEN për atë që gjatë Kongresit të parë të koalicionit nuk e lëshuan himnin kombëtar. Hoda shprehu shqetësim edhe për mungesën e reagimeve të forta nga figurat kryesore të BDI-së, duke akuzuar partitë shqiptare se po fokusohen më shumë në afërsinë me pushtetin sesa në përfaqësimin e interesave të popullit shqiptar.

“Të hezitosh të këndosh himnin kombëtar, duke qenë edhe kryeministër i Kosovës, njeriu që aludon shumë në bashkimin kombëtar, njeriu që asnjëherë, sa nuk ishte kryeministër, nuk e ka promovuar flamurin e Kosovës, por gjithmonë e promovonte flamurin kombëtar. Unë them se lë shumë për të dëshiruar dhe krijon shumë turbullira në opinionin publik. Duke ia shtuar kësaj edhe mungesën e zërave kritikë, drejtpërdrejt, nga figurat qendrore të BDI-së në ankesat e tyre, të cilët kanë lënë vetëm disa eksponentë të rangut të dytë apo të tretë në strukturë që të ngrenë zërin, tregon se joshja që strukturat politike shqiptare, qoftë pozita apo opozita, po bëjnë ndaj kryeministrit, dëshmon se kjo është e vetmja garë e tyre: kush do të jetë pjesë e pushtetit dhe kush do të jetë më i dëgjueshëm. Me këtë, ata harrojnë se nuk janë pjesë e qeverisë dhe se mandatet nuk i kanë marrë nga kryeministri, por nga populli shqiptar. – Tha Besim Hoda nga OVL UÇK./Alsat.mk

The post Besim Hoda: VLEN nuk e lëshoi himnin, BDI heshti për shkak të Mickoskit appeared first on Alsat.