Çmimi i naftës ka rënë nën 100 dollarë për fuçi pasi Irani ka bërë një “ofertë për ngushticën e Hormuzit”.
Lëvizja vjen pas një raporti të agjencisë së lajmeve Kyodo, sipas të cilit Irani ka ofruar të rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda shtatë ditëve, nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin hapa fillestarë për të lehtësuar presionin ushtarak.
“Ekziston mundësia për të ecur drejt një marrëveshjeje”, i ka thënë Kyodos një zyrtar i lartë i qeverisë iraniane.
Por zyrtari ka shtuar se Uashingtoni zyrtar duhet të tregojë “seriozitet dhe përkushtim” nëse diplomacia pritet të përparojë.
