Familjarët e viktimave të Llaskarcës reagojnë ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për ta rikthyer në Apel procesin gjyqësor. Ata shprehen se informatën e kanë pranuar me mosbesim dhe ndjenjë të fortë padrejtësisë. Sipas tyre, pas më shumë se 150 seancave gjyqësore maratonike, vendimi i këtillë i ringjall kujtimet e dhimbshme dhe traumat nga ngjarja tragjike, ndërsa e zvarrit drejtësinë të cilën e presin me vite. Familjarët shprehen se si rezultat i tragjedisë familjet kanë pësuar probleme shëndetësore dhe psikologjike, për çka ndërkohë kanë ndërruar jetë katër familjarë të viktimave. Ata kërkojnë që të vihet drejtësia pa zvarritje dhe pa kompromise, pasi ligji duhet të vlejë për të gjithë njësoj./Alsat.mk
The post Pas mbi 150 seancave: Familjarët e viktimave flasin me indinjatë pas kthimit të lëndës në Apel appeared first on Alsat.
