Buna Sherifi ka triumfuar në Garat Shtetërore të Maqedonisë së Veriut në karate, duke zënë vendin e parë në kategorinë kadete, kumite individuale për femra 14–15 vjeç, përcjell TV21. Me këtë rezultat, Sherifi ka siguruar të drejtën për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në dhjetor në Poloni.

Në finalen e kategorisë, Buna Sherifi nga Klubi i Karatesë Shkëndija e Tetovës u rendit e para, ndërsa vendin e dytë e zuri bashkëlojtarja e saj, Egzona Ferati. Në vendin e tretë u renditën Sofija Ristova dhe Andrea Ilievska nga Shtipi.

Ky sukses shpreh punën e Klubit të Karatesë Shkëndija dhe trajnerit Vegim Murati, që ofrojnë mbështetje dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj nxënësve.