Në Riad të Arabisë Saudite u mbajt aktiviteti “Shkruar në qiell – Historia ime me Kinën” për të kremtuar 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Ky aktivitet u organizua bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Ambasada kineze në Arabinë Saudite dhe Qendra e Komunikimit të Kërkimeve dhe të Njohurive e Arabisë.
Kryetari i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong mbajti një videofjalim.
Në fjalimin e tij, z. Shen Haixiong u shpreh se gjatë organizimit të aktivitetit online të Grupit, janë mbledhur mbi 1600 histori të bukura nga miqtë e më shumë se 60 vendeve të botës, të cilat kanë pasqyruar aspiratën e popujve të ndryshëm për paqe, miqësi dhe një perspektivë më të ndritur. CMG-ja do të vazhdojë të nxisë shkëmbimet kulturoro-njerëzore, dialogun e qytetërimeve globale dhe njohjet midis popujve për të kontribuar për ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit.
Një aktivitet i tillë u mbajt edhe në Abuja të Nigerisë.
Shen Haixiong vuri në dukje se CMG-ja do të forcojë në vazhdimësi shkëmbime të tilla kulturore e njerëzore, nxitjen e dialogut të qytetërimeve globale dhe forcimin e njohjeve mes popujve të ndryshëm.