Nga oxhaku i Kapelës Sistine, në Vatikan, nën të cilën 133 kardinalë janë mbledhur në Konklav që nga e mërkura, 7 maj, doli tym i bardhë, në shenjë të zgjedhjes së Papës së 267-të.
Pritet me padurim të njihet emri i Papës së ri, i cili i paraqitet botës nga Lozha e Bekimeve e Bazilikës së Vatikanit. Njoftimi bëhet nga Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti. Pas ..ditësh votimi të kardinajve në Kapelën Sikstine, u arritën 2/3 e votave të nevojshme për zgjedhjen.
“Gëzim i madh për mbarë Kishën Katolike Universale, e cila falënderon Zotin për Pasardhësin e ri të Shën Pjetrit”, thonë nga Vatikani!