Mëngjesin e sotëm ka pasur denoncime për vendosje të bombave në dy shkolla të Shkupit, por pas një hetimi të plotë është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme.

“Me datë 08.04.2025, SPB-Shkup ka pranuar raportim nga dy shkolla në Shkup se në adresat e tyre elektronike kanë marrë lajmërim për gjoja një mjet shpërthyes të vendosur. Menjëherë janë marrë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, njofton MPB.