Dje është privuar nga liria edhe një person tjetër për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka qenë i përfshirë në vrasjen në afërsi të QT “Mavrovasja”, kanë konfirmuar nga Prokuroria, përcjell TV21.

Nga aty shtojnë se bëhet fjalë për një person të dënuar për një vepër tjetër dhe ai ishte në arrati nga burgu “Shkup”. Për të njëjtin person është lëshuar edhe një fletarrest. Ai është rikthyer sot në burg me masa maksimale sigurie.