
Një magazinë për prodhimin e poliesterit u dogj gjatë natës në fshatin Negotinë, Komuna e Vrapçishtit. Nëntë zjarrfikës nga Gostivari me tre automjete zjarrfikëse luftuan me flakët nga mesnata deri në orën pesë të mëngjesit. Në ndihmë erdhën edhe katër zjarrfikës nga Tetova me një automjet zjarrfikës. Dy nga tre objektet u dogjën plotësisht, ndërsa i treti është pjesërisht i djegur. Një zjarrfikës është lënduar, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Ndihma e shpejtë mjekësore nga Gostivari njofton se një zjarrfikës ka rënë nga shkallët gjatë ndërhyrjes dhe ka pësuar lëndime, për çka është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Spitalin e Gostivarit.
Zjarri u lokalizua në orën 05:30, por ende ka prush dhe tym, ndaj zjarrfikësit janë ende në terren.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.
