Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë parandaluar kontrabandën e 6,4 kg me argjend, përcjell TV21.

“Në vendkalimin kufitar Bogorodicë një ekip mobil ka parandaluar tentimin për kontrabandim të 6,4 kilogramëve argjend në vlerë prej 472 mijë denarë. Ndaj autorit do të ngrihet kallëzim penal për kryerjen e veprës penale të kontrabandës, sipas Kodi Penal. Gjithashtu, në kutinë e veglave nën shtratin e poshtëm dhe nën sediljen e shoferit, u gjetën 20 kuti cigaresh, përfshirë cigare të markave Marlboro dhe Murati”, thonë nga Drejtoria e Doganave.