Komuna e Tearcës mbetet pa energji elektrike – EVN ndërpret furnizimin për shkak të borxheve

Sot, objekti i Komunës së Tearcës ka mbetur pa energji elektrike, pasi operatori energjetik EVN ka ndërprerë furnizimin për shkak të borxheve të mëdha të pashlyera nga komuna.

Ndërprerja e rrymës ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe punonjësit e administratës, pasi aktivitetet e përditshme të institucionit janë paralizuar. Sipas burimeve të brendshme, bëhet fjalë për borxhe të akumuluara ndër vite, të cilat nuk janë paguar në kohë.

Ky rast ngre shqetësime serioze për mënyrën e menaxhimit financiar të komunës dhe rikthen në qendër të vëmendjes nevojën për transparencë dhe përgjegjësi në përdorimin e mjeteve publike.

Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga Komuna e Tearcës lidhur me situatën dhe masat që do të ndërmerren për zgjidhjen e problemit.