Tashmë e konfirmuar edhe nga MPB dy viktimat e aksidentit tragjik mbrëmë në Gostivar janë Turgaj Rizvance dhe Bekir Holl. Ky i fundit ka qenë edhe drejtues i makinës BMW X 5.
Përndryshe të dy viktimat kanë qenë të njohur si biznesmenë të suksesshëm në qytetin e Gostivarit.
Për aksidentin që ka ndodhi në Gostivar, SPB Tetovë ka bërë të ditur që të vdekur kanë mbetur dy persona pasi nuk u mbijetuan plagëve të marra, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime trupore.
“Sonte (12 shtator) në ora 21:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve ,,BMW” me targa të Demir Kapisë i drejtuar nga B.H. (54). nga Gostivari dhe një Mjet Tërhjekës ,,Skania” me targa të regjistrimit të Kosovës, i drejtuar nga A.T (60) nga Kosova. Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit B.H. i cili ka ndërruar jetë në vend dhe pasagjeri T.R. (53) nga Gostivari, i cili pas aksidentit është transferuar në qendrën emergjente në Gostivar ku i’u ka nënshtruar lëndimeve të marra dhe ka ndëruar jetë. Drejtuesi i kamionit tërheqës ka pësuar lëndime trupore. Kontrollin në vendngjarje e kryen ekipi i DPB-së Gostivar së bashku me Prokurorin Publik”, njoftoi SPB Tetovë.