Në orët e vona nga Zyra për Informim e ASH krahu i Arben Taravarit kanë njoftuar se gjykata e apelit ka pranuar ankesën e Taravarit dhe ka rikthyer lëndën në shkallën e parë në Gjykatën themelore Tetovë.
Më poshtë ju sjellim njoftimin e dërguar mediave:
Gjykata e Apelit në Gostivar i ktheu lëndën e partisë Aleanca për Shqiptarët dhe pranoi ankesat e përfaqësuesit ligjor të Arben Taravarit.
Gjykata e Apelit i kthen lëndën në rigjykim pas vendimit të mëparshëm të gjykatës kryesore në Tetovë, ku disa gjyqtarë janë vonuar dhe ndryshuar deri në marrjen e vendimit skandaloz nën presionin e ish-ministrit të Drejtësisë Krenar Loga, vendosën që vula partiake ti takon fraksionit që iu bashkua BDI-së.
Duke marrë parasysh provat e depozituara në Apel në Gostivar, pritet që vendimi përfundimtar të jetë në favorin tonë dhe partia së bashku me shtypin t’i mbetet kryetarit legjitim Arben Taravari.