Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov, ka nënshkruar dje marrëveshje për angazhimin e dy pilotëve të pensionuar të avionëve kundër zjarreve “Air Tractor”, Stoje Arsovski dhe Vasko Mihalçev.

Me këtë hap, avionët e DMSH-së do të jenë sërish operativë dhe të gatshëm për ndërhyrje në shuarjen e zjarreve në ambient të hapur në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, bëhet e ditur se pritet që brenda një kohe të shkurtër të kthehet edhe avioni i dytë i DMSH-së, i cili aktualisht ndodhet në servis të rregullt në Austri.