Një lajm i rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Kumanovë dhe më gjerë. Ka ndërruar jetë futbollisti 13-vjeçar, Agan Asani nga Çerkezi, i cili ishte pjesë e KF Kumanova.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur trajneri i tij, Ismet Zeqriri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen e madhe për humbjen e talentit të ri.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë 13-vjeçar, Agan Asani. Humbja e tij na ka prekur thellë si klub, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë familja e KF Kumanova. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Asani, të afërmve dhe miqve. Kujtimi për Aganin do të mbetet gjithmonë në zemrat tona. U prehtë në paqe”, ka shkruar Zeqriri.
Ndarja e parakohshme nga jeta e Agan Asanit ka prekur familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin sportiv, të cilët po e kujtojnë atë si një djalë të sjellshëm, të përkushtuar dhe me pasion të madh për futbollin.
Ngushëllime familjes Asani për këtë humbje të rëndë. (koha.mk)
