Në ceremoninë për 105-vjetorin e Tiranës si kryeqytet, Rama u shpreh se do t’i bashkohet skuadrës së deputetëve të Tiranës.

Ai theksoi se më 11 maj, kryeqyteti do t’i japë Partisë Socialiste numrin më të madh të deputetëve, që i ka dhënë ndonjëherë.

“Patjetër që vetvetiu, falë edhe asaj që ndodhi dje, edhe për mua është e qartë që edhe unë duhet të jem këtu në Tiranë bashkë me gjithë skuadrën e Tiranës dhe nuk diskutohet që në 11 maj ne, Tirana do t’i japë Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë të deputetëve të forcës më të madhe politike të shqiptarëve.”, tha ai, ndërsa shtoi se në 11 maj, Tirana do t’i japi numrin më të madh të deputetëve Partisë Socialiste.